Në fillim ishte problem salla e vogël ndërsa tani Seanca është anuluar sepse gjykatësja që e udhëheq lëndën, Verka Petkovska është në pushim mjekësor.
 
Nga pala mbrojtëse thonë që rasti është kompleks dhe nuk ka kushte për tu realizuar seancat për një rast kaq serioz dhe kompleks si ky.
 
Sipas tyre Kryetarët e Gjykatës Superme dhe asaj Themelore inatosen lidhur me sallën dhe kjo e stërzgjat tërë procesin.
 
“Nuk ka parakushte që të mbahet séance dhe unë gjatë kohë kamë reaguar për mungesën e kushteve për të mbajtë një séance nomrale për një rastë që është kaq serioz dhe kompleks. Edhe pas reagimeve të avokatëve. Arsye e vetme sipas meje është mungesa e sallës ku mbahet séance për këtë gjykim.  Ne kishim premtimet por edhe vendim nga ana e gjykatës themelore që është rregullur me Gjykatën supreme që aty të mbahen seancat sepse aty plotësohen parakushtet për një seancë të këti lloit. Mendoj se është problemi te kryetari I gjykatës supreme sepse sa jam un I informuar refuzoi që ta jap në përdorim sallën e madhe të gjykatës për arsye të sigursi së gjyqit superm”, shprehet avokati Naser Raufi.
 Me anulimin e seancave për rastin e Kumnoves Raufi thotë se praktikisht Gjykata pranon që nuk ka pasur kushte edhe për seancat e mbajtura më herët.
 “Me këtë që kërkojn sallë adekuate ato pranojn se deri tash ska pas parakushte dhe kjo I ka penguar edhe mbrojtjes sepse skemi pasur mundësi që fizikisht të jemi afër të akuzuarve që është kusht elementar për vetë mbrojtjen në këtë séance”, theksoi Raufi.
 Seanca e radhës është caktuar më 31 maj, të martën, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, ora 10.