Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva konfirmoi se kanë vendosur kompetencë mbi rastin “Monstra”. Ajo shpreson që deri në prill, për kur është caktuar seanca, do të përgatiten që lëndën ta paraqesin para Gjykatës. Për këtë rast nga Specialja thonë se është e rëndësishme që të votohen ndryshime në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Megjithatë, ajo beson se edhe pa këtë do të mund ta përfaqësojnë rastin për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.