RDKRilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj lojërave dhe manipulimeve të ndryshme politike që bëhen në emër të (jo)përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucionet e ndryshme shtetërore. Për një periudhë të gjatë kohore, partia shqiptare në pushtet në kontinuitet ka manipuluar dhe vazhdon të manipuloj opinionin në lidhje me përfaqësimin horizontal dhe vertikal të shqiptarëve në institucionet e ndryshme shtetërore. Në kontinuitet shqiptarëve u servohet një lojë se janë punësuar mbi 20 mijë shqiptarë dhe se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore ka arritur 20%, por nuk kërkohet shumë kohë për të nxjerr në sipërfaqe gënjeshtrën e kësaj loje dhe manipulimi. Një ilustrim më i mirë i këtij qëndrimi vjen nga Agjensioni për Kadastër ku shqiptarët diskriminohen jo vetëm vertikalisht, por edhe horizontalisht.

Agjensioni për Kadastër udhëhiqet tërrësisht nga maqedonasit duke e përfshirë edhe këshillin drejtues ku nuk figuron asnjë shqiptarë. Mandati politik është në përfundim e sipër ndërsa ky agjension vazhdon të funksionoj pa zëvendës drejtor shqiptarë që ende nuk është emëruar nga ana e partisë shqiptare në pushtet. Duke patur parasysh se drejtoria e këtij agjensioni ndihmohet nga dy organe, ate të këshilltarëve shtetërorë dhe sektorit për punë të mbrendshme, shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen skajshmërisht ku në nivel udhëheqësish nuk figuron asnjë shqiptarë. Diskriminimi vazhdon edhe nëpër njësitë rajonale, ku nga gjithsej 29 njësi rajonale në nivel nacional, vetëm dy njësi udhëhiqen nga shqiptarë, edhe ate në Tetovë dhe Gostivar, ndërsa nga 7 sektorë që mbykqyrin punën e këtyre njësive nuk figuron sërrisht asnjë shqiptarë. Në të njëjtën kohë, nga gjithsej 8 sektorë dhe 8 ndihmës udhëheqës sektori të drejtorisë së përgjithshme, nuk figuron asnjë shqiptarë, ndërsa vetëm dy shqiptarë nga gjithsej 24 udhëheqës njësie në drejtorinë qëndrore. Le të mos flasim për “Shkupin shqiptarë” ku në Qendrën për Kadastër në Shkup nuk kemi asnjë shqiptarë, por kemi ndihmës drejtor maqedon, 3 udhëheqës sektori maqedon, 3 ndihmës maqedon, dhe 8 udhëheqës njësie të gjith maqedon.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se është koha e fundit ku duhet të thuhet e vërteta për gjith sjelljen politike, dhe ti thuhet mjaft lojërave dhe manipulimeve politike në emër të kombit, pavarsisht se nga cilët aktorë arrijnë këto manipulime. Çdo sjellje politike duhet të marr emërtimin e duhur dhe diskriminimi dhe manipulimi nuk mund të marrin ndonjë emërtim tjetër përpos ashtu si definohen.