gjeneraliPartia “Uniteti” vazhdon shtrirjen e organeve të saj në komunat e Shkupit.

Këshillat nismëtar të partisë “Uniteti” për komunat Butel dhe Gazi Babë sot mbajtën Kuvende zgjedhore me çka zgjodhën organët e degëve të “Unitetit” për këto dy komuna të Shkupit.
Kuvendarët e degës së Butelit zgjodhën kryesinë me në krye magjistren e diplomacisë Miranda Fejzullai – Murseli, e cila bindshëm u shpreh se do të angazhohet që me një Unitet të fortë mes nesh t’ia arrijmë qëllimit të përbashkët, avansimit të të drejtave tona individuale dhe shoqërore.
Në mbledhjen tjetër kuvendarët e degës së “Unitetit” për Gazi Babë njëzëri zgjodhën Zekiria Abdullain, të diplomuar në shkencat e sigurisë, i cili u zotua që bashkarisht të kontribuojmë për rikthimin e shpresës për të rinjtë në vend.
Kryetari i “Unitetit” Gjenerali Gëzim Ostreni kuvendarëve të të dy kuvendëve u dëshiroi suksese në veprimtarinë e tyre në të ardhmen duke u bërë me dije se angazhimi i tyre në këtë parti nuk është privilegj por përgjegjësi tepër e madhe, pasi barra e rëndë për t’a rikthyer besimin e qytetarëve tek udhëheqësia bie mbi ta.
Sekretari gjeneral i “Unitetit” Muhamed Ismaili tregoi nevojën e domosdoshme të paraqitjes së këtij projekti kombëtar dhe qytetar, pasi e vetmja mënyrë për ta kthyer vendin tonë nga një vend totalisht të pashpresë në një vend dinjitoz për të jetuar dhe ekonomikisht të avansuar është nëse të gjithë njerëzit me vlera dhe të pakorruptuar angazhohen rreth këtij qëllimi.

https://www.facebook.com/PartiaUnitetiShkup/videos/513670572128382/