Gjykata Administrative nuk ka kompetencë ligjore për rastin me shkarkimin e drejtorëve të institucioneve publike dhe vendimet për emërim të ushtruesve të detyrës drejtorë të institucioneve publike, ndërsa masat e përkohshme të cilët i ka miratuar lidhur me 10 vendimet nuk do të thotë se drejtorët e shkarkuar kthehen në vendet e punës, thuhet në reagimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski lidhur me shkrimet me titull “Gjykata e shfuqizoi shkarkimin joligjor të drejtorëve nga ana e Remenskit”.

“Për ligjshmërinë e vendimeve për shkarkim të drejtorëve të institucioneve publike nga mbrojtja sociale në shkallë të dytë vendosë Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe në marrëdhlnie të punës nga shkalla e dytë dhe Gjykata Themelore Shkup në procedurë adekuate si e drejtë e të shkarkuarit, por jo edhe si e drejtë e personit të tretë (Dime Spasov) dhe kompetencë e Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative vendosë vetëm për të drejtën e zëvendësministrit plotësues që t’i nënshkruajë aktet e dokumenteve që i miraton ministri lidhur me çështjet kadrovike, juridike dhe financiare të lidhura me organizimin e zgjedhjeve, por nuk është kompetent për vlerësim të ligjshmërisë së vendimeve për shkarkim. Me miratim të këtyre vendimeve Gjykata Administrative është përzier në kompetencë sipas ligjit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Prej këtu, manipulative janë informatat në tekstin se Gjykata Kushtetuese i ka vendosur në fuqi vendimet joligjore”, thuhet në reagim.

Në të shtohet se Gjykata Administrative në mënyrë të pabazë i ka pranuar paditë nga Dime Spasov dhe kërkesën e tij për masa të përkohshme, për arsye se është lëshuar në vlerësim për çështje për të cilat në pajtueshmëri me Ligjin për Qeverinë e RM-së nuk është kompetent, ndërsa ato janë çështje të lidhura me organizimin e zgjedhjeve. Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve është vetëm organ kompetent i cili në pajtueshmëri me Ligjin për Qeverinë e RM-së vendos se cilët çështje kadrovike, juridike dhe financiare janë çështje nga organizimi i zgjedhjeve.

“Me mosdorëzimin e kërkesës/vetos nga ana e Dime Spasovit për këto çështje para KSHZ-së ai nuk i ka përmbushur parakushtet ligjore që të parashtrojë padi për kontestim të procedurave administrative lidhur me të drejtën nga neni 46, paragrafi 3 nga Ligji për Qeveri, ndërsa Gjykata Administrative pa elaborim të duhur për sjellje të masës së përkohshme nuk ka theksuar asnjë veprim të dëmshëm që do të përsonte Dime Spasov si zëvendësministër plotësues. Gjykata Administrative ka bërë shkelje esenciale të së drejtës së të paditurit, për shkak se më 20.01.2016 i ka miratuar bemdimet për masë të përkohshme, ndërsa në të njejtën datë i ka dorëzuar paditë deri te i padituri të cilit në kundërshtim me nenin 29 nga Ligji për kontestet adminsitrative i ka dhënë afat që të përgjigjet për tre ditë. Ky veprim i Gjykatës Kushtetuese është kontestues dhe nga aspekti politik dhe ai juridik: 1. pa të drejtë të përgjigjes së padisë ka miratuar vendime të paelaboruara për masë të përkohshme, dhe 2. ka vendosur një-dy ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së RM-së më 18.01.2016, gjegjësisht një ditë para marrjes së detyrës ministër i Punës dhe Politikës Sociale nga ana e të paditurit më 21.01.2016”, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Remenski njëherit paralajmëron se do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës para Gjykatës së Lartë Administrative pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në të cilët e lartëpërmendura do të jetë bazë për shfuqizim të vendimeve për masa të përkohshme të Gjykatës Administrative dhe hedhje poshtë të bazës së ankesës së Dime Spasovit.