Pas pres konferencës së mbajtur dje në Tetovë, ku të gjithë nëndegët njëzëri kundërshtuan veprimin e Nexhbedin Kahremanit, në një dokument të nënshkruar nga të gjithë kryetarët e nëndëgëve në Tetovë, nga kryetari i degës së Tetovës, Gazmend Aliu, nga Kryetari i Forumit Rinorë të Tetovës, Muhamed Mustaga, nga Kryetarja e Forumit të Gruas në Tetovë, Hatije Etemi, njëkohësisht edhe këshilltare e Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës, si dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës, Besar Durmishi, sot persona të pa autorizuar, duke u thirrur në emër të degës së Tetovës, kanë organizuar pres konferencë në ndonjë lokal në Tetovë.

Ua bëjmë me dije opinionit se personat në fjalë, nuk përfaqësojnë Lëvizjen Besa në Tetovë, një pjesë e madhe e tyre nuk janë edhe të anëtarësuar në Lëvizjen Besa.

Pas këtij veprimi, të gjithë kryetarët e nëndegëve në Tetovë, të cilët janë edhe nënshkrues të dokumentit të përbashkët për përkrahje ndaj Kryetarit legjitim, z. Bilall Kasamit, kërkojnë nga këta persona që mos të bëjnë veprime të këtilla nëpër lokale të ndryshme, pasi do të kenë përballë vullnetin e gjithë aktivistëve, anëtarëve të nëndegëve, si dhe gjithë votuesit e Lëvizjes Besa në Tetovë, ku votat e tyre ishin jo për manipulime dhe për tradhti siç po i keqpërdor sot Nexhbedin Kahremani.

Njëzëri edhe njëhërë kërkojmë që Nexhbedin Kahremani të vetëdijësohet për këtë akt që e ka ndërmarë, nuk e dijmë arsyen, por gjithsesi se është pa vullnetin e gjith strukturave në Tetovë.

Zyra për informim – dega Tetovë.