Aleanca për Shqiptarët Kumanovë reagon ashpër ndaj fyerjeve që deputeti i BDI-së Artan Grubi ua ka bërë mbrëmë në Top Show mediumeve shqiptare në Kumanovë.

Deputeti i BDI, Artan Grubi mbrëmë në Top Show me Alban Dudushin ka ofenduar mediumet kumanovare e me këtë edhe gjithë qytetarët kumanovarë.

I ndjerë në siklet nga debati me nënkryetarin e ASH-së Elmi Azirin ku ky i fundit ja thanë sy të gjitha ato të kqija që Grubi dhe BDI ja kanë bërë shqiptarëve, Grubi me këtë rast ofendoi mediumet kumanovare duke i thënë Azirit se po mendon se je në ndonjë televizion të Kumanovës duke aluduar në Tv Festa dhe Tv Hana.

Kjo është një fyerje e rëndë ndaj mediumeve lokale të Kumanovës si dhe ndaj gjithë kumanovarëve.

Përkujtojmë Grubin se pikërisht janë këto dy shtëpi informative që kanë krijuar shumë kuadro në fushën e gazetarisë dhe mediumeve dhe se televizionet shtetërore si Alsat M, Tv 21, Shenja Tv funskionojnë fal profesionalizmit të këyre gazetarëve dhe kjo është botërisht e njohur.

Artan Grubi që uluriste UÇK UÇK sa për të fituar ndonjë votë më shumë duhet të lexoj dhe interesohet më mirë se ka një fakt shumë me rëndësi që ai nuk edin që ishte pikërisht një radiotelevizion shqiptar nga Kumanova që quhej Zëri dhe gjitha pajisjet që kishte ky medium falë zemërgjërësisë dhe atëdhedashurisë kumanovare ju dha UÇK në Kosovë dhe funksionoj në luftën e 1998 -1999 si Zëri i Kosovës dhe ishte elementi kryesor i informimit të shqiptarëve gjithandej.

Artan Grubi duhet urgjentisht të kërkoj falje kumanovarëve për këtë ofendim si dhe BDI të distancohet nga qendrimet ofenduese dhe nënçmuese të deputetit të tyre.