E diel, 28 Prill, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Reagon BDI: I themi Taravarit se ne do jemi edhe gjatë kohë...

Reagon BDI: I themi Taravarit se ne do jemi edhe gjatë kohë në Qeveri !

Në vijim ua sjellim të plotë reagimin e tyre:
“Taravarit i janë fikur dritat në mes të ditës duke parë ëndërr që BDI bie nga Qeveria. E dimë se kjo është dëshirë e madhe e Arben Taravarit, por i bëjmë me dije se BDI akoma forcon pozitat e saja në ekzekutiv. I hidhëruar me gabimet tuaja, mllefin doktor mos e nxjerr te të tjerët. Do ta kishim kuptuar revoltën, por nuk iu përmbajte paralajmërimve dhe nuk respektove ligjin, prandaj t’u morën sërisht kompetencat në arsim.

Taravari sot kishte thënë se BDI shumë shpejtë do bie nga Qeveria, sepse kjo qenka dëshirë e tij. Të këshillojmë doktor, nëse të janë fikur dritat ti, mos merr në qafë edhe të tjerë, pasi BDI ka qenë, është dhe do të mbetet edhe gjatë në Qeveri.

BDI 18 vite është në ekzekutiv, ndërsa ju përgjat këtyre viteve, me çdo njërin subjekt që ndërrove, ishit dhe jeni në opozitë, kështu edhe do të vazhdoni.

Qytetarët e Gostivarit nga ju doktor presin punë, jo tu shesish demagogji, me këtë rrezikon që partia jote dhe ti në zgjedhjet e ardhshme lokale ta humbë, edhe ashtu të humbur Gostivarin nga ju.

Qytetarët e Gostivarit nuk lejojnë që në krye të shkollave ku ju mësojnë fëmijët, të kesh persona me precedent penal, pa njohur bazë dhe militant partiak. Ata nuk ta falin, pasi edhe viktimizimin që i bën vetes, tanimë është libër i lexuar që të demaskon sa herë që ti del e ankohesh me pa të drjetë.

Taravari të kujtojmë se BDI vetëm gjatë periudhës së fundit arriti të çojë vendin në NATO, së shpejti hapen negociatat me BE, solli Ligjin e Shqipes, zgjedh fatin e PSP-së, e shumë e shumë të tjera.

Të pyesim publikisht çfarë ke bërë ti gjatë gjithë jetës tënde, pasi si Kryetar komune e dim se çfarë ke bërë: E ke mbushur komunën me militantë, më shumë je në udhëtim (që asnjëher nuk e morëm vesh pse) sesa në komunën, më shumë je te çekani sesa te qytetarët e Gostivarit.

Taravari bëhu një herë të vetme i drejtë dhe prano dështimet dhe mos u merr me të tjerët, meru me hallet e gostivarasve dhe qytetit që e ke katandisur keq duke bërë politikë e punë hiç”, thonë nga BDI – Dega në Gostivar