Kuzhinat partiake fuqishëm po i nxehin furrat e tyre për t’i pjekur kandidatët e rinjë për kryetarë komunash në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për më 15 tetor. Kandidatë ka shumë, por majat e partive janë të përmbajtura ndaj kandidaturave finale, ata thonë se po presin sondazhet e rejtingut nga tereni. Në ndërkohë, në të dy blloqet e partive politike maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, me lobime brendapartiake dhe pozicionime në listat e kandidatëve po zhvillohet një situatë e tensionuar. Ndërsa tek blloku politik shqiptar diçka duket më e qetë.

Sa i përket Qytetit të Shkupit dhe komunave të tij, me përjashtim të një pjesë të kryetarëve të komunave aktuale, të dy partitë e mëdha do të shkojnë si duket me fytyrë të reja dhe të freskëta në disa komuna.

Kush do ta udhëheqë garën për Komunën Qendër, nga rradhët e LSDM-së? Kryetari aktual Andrej Zhernovski, ka thënë se nga qytetarët do të kërkojë edhe një mandat të dytë, për shkak të projekteve të parealizuara. Në kandidaturë dhe në teren, ai shpreson në mbështetjen e Zoran Zaevit. Edhe një personazh qendror ka shprehur ambiciet serioze për këtë pozicion. Ai është Sasho Bogdanoviq, drejtor i ndërmarrjes publike “Parkingu” i Komunës Qendër dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, i cili pret votat e një numri të votuesve të socialdemokratëve në komunën qendrore të Shkupit. Ka informacione se mund që të përfshihet edhe ndonjë kandidat tjetër. Por, e gjitha kjo akoma është në sferën e spekulimeve. Më parë për këtë pozicion u përmend edhe ministri aktual i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.

Kandidati i LSDM-së në fletë votimin e Komunës Qendër do të ballafaqohet me siguri me kandidatin nga VMRO-DPMNE-ja, Sasho Stefanovskin, nga Fondi shëndetësor dhe kryetar i organizatës partiake komunale për këtë komunë. Stefanovski është me prejarrdhje nga Ohri, gjë që do t’ia rëndojë punën. Në koluaret politike si kandidatuar të mundshme brendapartiake përmenden edhe emrat e Tomisllav Llazarov, këshilltar në Komunën Qendër, si dhe deputetja aktuale, Daniela Rangellova.

Emri i Dushko Veskovskit, për disa kohë është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës Karposh. Megjithatë, ka një rezistencë të caktuar nga ana e anëtarëve, të cilët kohët e fundit kanë fituar një publicitet, sidomos në mediat sociale. Si një kandidat serioz, del emri i Ante Poposkit. Ai është ish-kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në këtë komunë, kurse Veskovski është kreu aktual i partisë në Karposh.

Është ende e pasigurtë se në betejën për Karposhin, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë edhe një mandat të Stevçe Jakimovskit.Por, koluaret partiake gjithnjë e më shumë po flasin edhe për një kandidaturë tjetër, atë të Sasho Lazarevskit, kryetar i Këshillit të Komunës Karposh.

Siç po qëndrojnë gjërat, në LSDM, janë të sigurtë që do ta fitojnë pushtetin lokal në Gjorçe Petrov, komunë e Shkupit e cila deri më tani ishte në duart e VMRO-DPMNE dhe Sokol Mitrevskit. Emri i freskët i cili gjithnjë po përmendet është Snezhana Trajkovska. Ajo është këshilltare dhe koordinatore aktuale e grupit këshillues të LSDM-së në Gjorçe Petrov. Njohësit thonë se ajo është vendase lokale dhe njeri i terenit, me një përmbajtje të madhe nga simpatizuesit e socialdemokratëve në vendbanimet e kësaj komune, por edhe njohëse e mirë e pushtetit lokal. Si fakt përmendet edhe se është grua, i cili edhe mund të jetë goditje në cak. Në javët e kaluara gjithnjë është përmendur edhe emri i Aleksandar Naumovskit si një kandidat i mundshëm për kryetar komune, por ai këtyre ditëve është ulur në karriken e drejtorit të burgut hetues në Shutkë. E pasigurtë është nëse VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështetet në shërbimet e kryetarit aktual, të Gjorçe Petrovit, Mitrovskit, kurse si një kandidat i mundshëm po përmendet edhe Vllado Misajlovski, ish ministri i transportit dhe lidhjeve.

Rreth komunës së Aerodromit, të paktën deri tani, në LSDM gravitojnë dy emra si zgjedhje në garën për këtë komunë. Këto janë Zllatko Marin dhe Dejan Pavlevski. Marin është kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në komunën Aerodrom, kurse Pavlevski është zv/ministër i pushtetit lokal.

Në VMRO-DPMNE nuk ka akoma vërtetime se është betonuar kanditatuar e kryetarit aktual, Ivica Konevskit. Përskaj tij, spekulohet edhe me emrin e deputetit Dragi Danev.

VMRO-DPMNE, tani për tani, nuk ka emra formal të filtruar dhe konkrete as për komunën e Kisella Vodës, të cilat nuk japin mundësi për një rikandidim të kyetares aktuale, Biljana Beliçanec. Këtu shancet shkojnë në llogari të Orce Gjorgjievskit, i cili në kohën e fundit gjithnjë e më shumë po bëhet frontmeni i partisë në paraqitjet publike të VMRO-DPMNE-së. Në taborin tjetër, për të parin e kësaj komune të Shkupit, si favorit i brendshëm i socialdemokratëve po përmendet Filip Temelkovski (djali i Zore Temelkovskit) dhe Elena Kostova.

Sa i përket “babai” të Qytetit të Shkupit, taboret kundërshtare disa herë kanë theksuar se kandidatët duhet të respektohet dhe të jenë personalitete të shquara në mjediset e tyre. LSDM-ja dhe më parë janë përmendur disa emra, si ato të Mançevskit dhe Zhernovskit. Gjithashtu mbetet në fuqi dhe spekulimet se LSDM-ja është duke menduar edhe për kandidaturën e deputetit Petre Shilegov për të drejtuar garën për qytetin e Shkupit.

Nga ana tjetër, edhe pse më të zëshme janë zërat se duhet një emër i ri për kryeqendrën, përsëri sipas anketave online të VMRO-DPMNE-së, sërisht mund të garojnë me kryetarin aktual, Koce Trajanovskin, gjithashtu edhe një shanco do të ketë edhe kryetari aktual i Gazi Babës, Toni Trajkovski.