Skuadra e Real Madridit ka mësuar datën dhe orarin e ndeshjes gjysmëfinale për Kupën e Botës për Klube.

Ekipi i Zinedine Zidanes ka fituar titullin e dytë rresht në Ligën e Kampionëve, kështu më 13 dhjetor do ta luaj ndeshjen gjysmëfinale nga ora 21:00 në Emiratet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi i Real Madridit do të përballet me fituesin e ndeshjes, UAE Pro League Al Jazira – Auckland City.

Nëse klubi spanjoll fiton në gjysmëfinale, në ndeshjen finale do të luajnë të shtunën më 16 dhjetor në stadiumin “Zayed Sport” nga ora 18:00.

Në rast fitoreje, klubi i Realit do të thyej rekorde të pabesueshme, duke u bërë klubi i parë që fiton tre herë këtë triumf dhe dy herë të njëpasnjëshme