Sonte do të zhvillohet ndeshja kryesore evropiane për klube në futboll, ku në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve do të takohen Real Madrid dhe Juventus.

Gjersa Reali është skuadra me sulmin më efikas, Juventusi ka pranuar vetëm tre gola në 12 e sivjetme.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se nëse madrilenët triumfojnë, atëherë do të arkëtojnë rreth 80 milionë euro.

E gjithë kjo në saje të drejtave televizive, shpërblimeve që ndan UEFA si dhe prej sponsorëve.

Fitimi i kësaj shume marramendëse është e domosdoshme për Galaktikët gjersa po mundohen të sjellin në radhët e veta Kylian Mbappe e Monacos David De Gean e Manchester Unitedit.