Receta e kësaj së diele është keku i çdo stine, me kos dhe portokall. Një kek që mund të shoqërojë kafen tuaj të mëngjesit, por edhe të ëmbëlsojë pasditen e fundjavës.

Përbërësit:

 

2 vezë
½ filxhan kos
½ filxhan lëng portokalli
½ filxhan vaj ose gjalpë
1 filxhan sheqer
2 filxhanë miell
2 lugë pluhur pjekjeje
1 lugë lëvozhgë portokalli
Kripë
Vanilje

Përgatitja:

Përzieni gjalpin me sheqerin dhe vaniljen.

Përzieni vezët dhe shtojini në to.

Shtoni gjithashtu lëvozhgën dhe lëngun e portokallit, kripën dhe kosin.

Në fund shtoni pluhurin pjekës dhe gradualisht miellin.

Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.

Lyeni tepsinë me gjalpë dhe miell para se të hidhni masën e kekut.

Piqeni për 45 minuta.

Pasi ta nxirrni nga tepsia, lereni të ftohet.

Shërbejeni me çokollatë, ose çfarëdo tjetër të dëshironi.