Reagimi i LR-PDSH-së

Gjorgji Ivanov i cili shërben edhe si vegël dhe zëdhënës i VMRO-së, dje vazhdoi me gafat e tij të njohur për opinionin dhe faktorin ndërkombëtar. Me një fjalor jotipik për një President shteti, deklaroi se në Maqedoni po bëhët nje luftë speciale dhe se shqyrton mundësinë për të përdorur edhe Ushtrinë e RM nëse do ishte e nevojshme! Me këtë dëshmohet se ky regjim po bëhet i egër dhe ka filluar të ngjasojë me regjimin e Millosheviqit për ti frikësuar qytetarët dhe për ta mbrojtur regjimin me te gjitha format. Kjo deklaratë skandaloze, jep sinjale se VMRO dhe BDI nuk zgjedhin as formë e as mënyrë se si ta mbrojnë regjimin, ata janë të gatshëm që ushtrinë dhe policinë e shtetit ta drejtojnë kundër të gjithë atyre që kundërshtojnë regjimin.

I bëjmë thirje Qeverisë së regjimit VMRO-BDI që të distancohen nga deklaratat e tilla të Presidentit që e institucionalizojnë diktaturën dhe e bëjnë vendin të pa sigurtë. Apelojmë te qytetarët në veçanti tek shqiptarët të jënë të kujdesshëm dhe të përmbajtur në këto moment të vështira, pasi që ky regjim shpesh herë është munduar që krizës në Maqedoni ti jep prefiksin etnik, për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale. Rasti i inskenuar i Lagjes së Trimave në Kumanovë ishte një tentim i pasuksesshëm i regjimit VMRO–BDI për ta minimizuar përfshirjen e krerëve shtetëror në krim të organizuar, falsifikim zgjedhor dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E përkujtojmë Presidentin Ivanov, ish Kryeministrin Gruevski dhe liderin e BDI Ali Ahmeti se të gjithë diktatorët që janë munduar ta përdorin ushtrinë dhe policinë ndaj popullit të tyre, kanë përfunduar keq si Presidenti sërb Sllobodan Millosheviq, ai rumun Nikollai Çaushevsku dhe shumë diktatorë të tjerë.