Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.731 teste, ndërsa janë regjistruar 913 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-459, Kumanovë-25, Dibër-1, Shtip-18, Prilep-78, Tetovë-44, Strugë-11, Veles-79, Manastir-33, Ohër-37, Kavadar-24, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-26, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushev-3, Koçan-8, Probishtip -2, Demir Hisar-3, Pehçevë-1, Berovë-1, Vallandovë-2, Vinic-4, Dellçevë-10, Kratovë-5, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-5, Resnjë-2, Negotinë-5.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistron 421 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot u regjistruan 24 viktima nga COVID-19, dy pacientë nga Shkupi (77 dhe 67), një nga Kumanova (59), katër pacientë nga Prilep (70, 61, 79 dhe 45), tre nga Velesi (82, 78 dhe 82), dy nga Manastiri (80 dhe 62), tre pacientë nga Ohri (67, 64 dhe 68), dy nga Gostivari (66 dhe 68), gjashtë pacientë nga Strumica (75, 64, 75, 60, 37 dhe 61) dhe një pacient nga Probishtipi ( 69).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga coronavirusi në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 33.908, numri i pacientëve të shëruar është 21.665, numri i të vdekurve është 1.049 dhe numri i rasteve aktive është 11.194.