Shqipëria ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombësit që jetojnë jashtë territorit të vendit. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, porse për konsultime me liderët politikë të shqiptarëve të Maqedonisë, deklaroi ambasadori shqiptar në Maqedoni Fatos Reka në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

z.Reka hedh poshtë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se me takimin në Tiranë me liderët përzier në punët e brendshme të Maqedonisë, për faktin e thjeshtë se takimi u realizua pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kur tashmë diheshin rezultatet e secilës parti.

“Pa dyshim se partitë shqiptare në këtë moment kanë një vlerë në lidhje me formimin e Qeverisë (së Maqedonisë). Qeveria dhe shteti shqiptar kanë obligim kushtetues që të përkujdesen për bashkëkombësit tanë, të cilët jetojnë në jashtë territorit të Shqipërisë dhe për këtë arsye ndodhën takimet me kryeministrin e Edi Rama dhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. ”, deklaroi Reka.

Në pyetjen se a mund këto takime të sjellin konflikte ndëretnike, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, për shkak se, sipas tij, politikanët shqiptarë dhe maqedonas do të dinë ta menaxhojnë këtë situatë.

A është takimi në Tiranë me liderët politik shqiptarë të Maqedonisë përzierje në punët e brendëshme të Maqedonisë?
 
Parë nga ana jonë kjo nuk është përzierje në punët e brendëshme për faktin se partitë politike në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit e kanë rezultatin që tashmë dite, ndërkohë që partitë sqhiptare në këtë rast kanë edhe një përparësi në vendosjen e partnerit për qeverinë në kërkesat e tyre që disa akoma nuk janë realizuar, shteti shqiptarë në kushtetutë e ka të obliguar që të kujdeset për qytetarët e tyre që jetojnë jashtë kufijve dhe partitë shqiptare atje ishin për konsulta njejtë si në Prishtinë. Si ka thënë kryeministri Rama për shqiptarët në Maqedoni nuk janë të rëndësishme kariket por mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve sipas marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutës së Maqedonisë.
 
Nëse nuk është përzierje atëherë si do definohej kjo?
 
Cfarë do të thotë përzierje? Këtë nuk arrijë të kuptoj..kjo plaformë e partive shqiptare është bërë nga ato vet dhe për Shqipërinë nuk është me rëndësi kush do jetë në qeveri dhe si do bëhet koalicioni, e rëndësishme për ne është që shqiptarët të kenë të drejtat e barabarta me etnitetet tjera përfshirë dhe maqedonasit.
 
Konsultimet me kryeministrin Rama kanë vënë në pikëpyetje kapacitetin e politikanëve shqiptarë në Maqedoni që të artikulojnë cështjet e hapura?
 
Apsolutisht qeveria shqiptare nuk e vë në dyshim kapacitetin e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, secila parti politike e ka lirinë e saj programën e kampanjës, por edhe Shqipëria në asnjë moment nuk është ndarë nga kujdesi ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi etj. Ato thjeshtë kanë qenë konsumtime për unifikim të faktorit shqiptarë.
 
A ka pasur frikë se kjo situatë mund të sjellë polarizim etnik në Maqedoni?
 
Sipas përvojës time që kam më shumë se një vit e gjysëm në detyrë nuk kam aspak dyshim se mund të ketë ndonjë shqetësim etnik pasiqë partitë politike mund të menaxhojnë shumë mirë situatën dhe të ikin nga cilido provokim etnik e që dëshmi është se më 11 dhjetor shumë votues dhanë votën për një parti maqedonase pasiqë kjo tregoi se votuesit zgjedhin programën tek një parti që mendojnë se do mbrojë të drejtat e tyre.
 
Si do të reagonte Tirana nëse liderët e maqedonasve në Shqipëri vijnë për konsulta në Shkup para ose pas zgjedhjeve në Tiranë?
 
Praktika në zgjedhjet e kaluara tregoi se Shqipëria nuk ka pasur asnjë precedent të votuesve të pakicës që kanë ardhur në Shkup të votojnë, thjeshtë ka qenë kujdesi i qeverisë, ndërsa ky komunikim do ngelet si urë lidhëse për të dy vendet në sferën e komunikimit.
 
Pse ministri i jashtëm Bushati e ka përdorur gjatë një interviste termin sllavomaqedonas?
 
Kjo pyetje duhet bërë ministrit Bushati, nuk e di pse e ka përdorur atë term, ndoshta e ka bërë si term thjeshtë për të bërë dallimin mes shqiptarëve maqedonas dhe maqedonasve sllav.