Legjenda uruguaiane, Diego Forlan thotë se Lionel Messi mbetet lojtari më i rëndësishëm për Barcelonën.

Forlan e sheh yllin argjentinas si një prej lojtarëve më të mirë në botë, edhe pse patriotin e tij Luis Suarez e konsideron si sulmues të madh, përcjell Indeksonline

“Lionel Messi, Crisitano Ronaldo dhe Luis Suarez janë lojtarë të mëdhenj, por unë mendoj se Messi është më i miri. Por, në fund të ditës futbolli është një sport ekipi”, ka thënë Forlan.

Diego ka luajtur së bashku me Suarezin në Kupat e Botës 2010 dhe 2014./IndeksOnline/