Në Dibër dhe Qendër Zhupa është vendosur kufizim disa orësh në furnizimin me ujë, i cili në Dibër zgjat 7,5 orë, ndërsa në Qendër Zhupa 12 orë.

“Megjithëse të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit gjatë një pandemie, u detyruam të vendosim restriksion, i cili është i kushtëzuar nga keqpërdorimi i tij nga disa banorë. Kjo në mënyrë që ujë të ketë të gjitha pjesët e qytetit në mënyrë të barabartë”, tha për MEDIAL-n, Mazllum Lleshi drejtor i Ndërmarrjes publike komunale “Standard”, e cila menaxhon sistemin e furnizimit me ujë Rosoki-Dibër.

Lleshi shton se 116 litra ujë në sekondë mbërrijnë në rezervuarin kryesor të qytetit, gjë që është i mjaftueshëm për furnizimin 24-orësh të qytetit.

Banorët e Komunës Qendra Zhupa furnizohen me ujë të pijshëm nga dy sisteme ujësjellësi, nga të cilët 35 litra ujë në sekondë mbërrijnë në rezervuarin kryesor. Nga sistemi i furnizimit me ujë Rosoki-Dibër, arrijnë 18 litra ujë në sekondë, ndërsa nga ujësjellësi Lluçishtë-Qendra Zhupa 17 litra në sekondë.