Duket se retorika e Zaevit për bërjen e shtetit multietnik e herë se nuk do lejojë ndryshimin e kushtetutës duket se janë vetëm dyshime për përfitimin e votës shqiptare pasiqë ai në disa takime thekson se do bëj shtet multietnik dhe me dygjuhësi ndërsa në tjetrën anë banorëve ju thotë se nuk do të shkel mbi kombin maqedonas dhe nuk do ndryshojë kushtetutën.

Retorika e Zaevit çon në dyshime se ai tenton të përfitojë vota tek shqitparët, ndërsa nga ana tjetër, dyshohet se do mbajë premtimet ndaj shqiptarëve.

Maqedonisë i duhet një qeveri e përgjegjshme e cila duhet të rregullojë punët duke filluar nga qytetarët, duan një shtet funksional si vendet e botës e ky plan i joni duket se i frikëson rivalët politik, nuk do ketë vjedhje të jetës, kështu ka deklaruar Zaev.

Është habitur Gruevski, thotë se do ketë federalizim, kantonizim, jo, do ketë konfiskim nuk do ketë federalizim, do konfiskojmë pasurinë e vjedhur dhe do ua kthejmë qytetarëve, ndërsa sa i përket kushtetutës e garantoj se do ketë kushtetutë të shkëlqyer, europiane dhe nuk do lejoj askënd të ndryshojë atë, ka thënë mes tjerave Zaev, transmeton Zhurnal.