Revolucioni i larmë” po numëron deri me 18 qershor kur do të skadoje afati për plotësimin e kërkesave që ia nisën kompetentëve.

“Ditëve të fundit jemi duke dëgjuar premtime të ndryshme nga ana e Gruevskit i cili përsëri është i disponuar për reforma. Nga premtimet e tij gjatë këtyre dhjetë viteve, kemi parë një shtet të nxënë peng, ekzodus të qytetarëve dhe institucioneve të robëruara nga partia. Qytetarët e dinë se Gruevski nuk mund që të zbatoje reforma. E porosisim qeverinë dhe institucionet kompetente se kanë ngelur edhe 6 ditë deri me 18 qershor, afati për ndërprerjen e tërësishme të hetimit mbi protestuesit dhe për vërtetimin e asaj se Ligji për PSP a bie ndesh me Kushtetutën ose jo”, thuan nga “Revolucioni i Larmë”