Dhjetëra anëtarë të Shoqatës së punëtorëve të falimentuar “ UNIT” për rreth një orë bllokuan hyrje-daljen e Kumanovës tek autostrada Kumanovë – Shkup duke shkaktuar kaos në komunikacion, transmeton Alsat-M.

Punëtorët e falimentuar përmes protestës shprehen revoltën dhe ankesat e tyre se për ta nuk kujdeset askush dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë pa kurrfarë të ardhurash, madje as për nevojat elementare për jetë.

“Kërkesat tona janë që të dëmshpërblehet kjo kategori e ish punëtorëve, këta njerëz mbi 12 – 13 vjet ka që kërkojnë të drejtat e tyre, dhe në këtë shtet për gjithçka ka, për gjithkënd ka mjete si për fasada, për përmendore e vetëm për dëmshpërblimin e kësaj kategorie të ish punëtorëve nuk ka, që tregon se shteti asnjëherë nuk mendon për këta njerëz që janë pa të ardhura me vite të tëra”, u shpreh një punëtore e falimentuar.