Dy operacione të veçanta, njëmbëdhjetë persona të arrestuar dhe një konfiskim rekord prej 3 mijë e 800 kilogram marihuanë, me vlerë afro 30 milionë euro.

Ky është rezultat i punës së Guardia di Finanza të Leçes në koordinim me Anti-Mafian e Salentos, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur në Leçe, në vendin e quajtur ” Giorgilorio “, në veri të qytetit, policia sekuestroi 2 ton e 720 kg marijuanë. Këtu u bë arrestimi i 6 personave, dy italianëve dhe 4 shqiptarëve.

Më pas, rreth orës  5 të mëngjesit, policia ka ndaluar në territorin e Cerano një Fiat Iveco, ku brenda u gjet një ton dhe 200 kg marijuanë.

Aty u arrestuan dy personat që ishin në makinë dhe tre të tjerë që ndodheshin në një makinë Yaris, që vepronte si stafetë para makinës me ngarkesë. Të pesë të arrestuarit janë shqiptarë.

Dy prej të arrestuarve shqiptare indetifikohen si Gëzim Arbëri 48 vjeç dhe Fatmir Xhelili, 35 vjeç./TetovaSot

1-6