Koalicioni mes RDK-së së Fadil Zendelit dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit, “Rilindja me BESË”   është vetëm koalicion për opinionin jo edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njofton TetovaSot. Nga KSHZ për portalin TetovaSot thanë se Lëvizja BESA është lajmëruar vetëm si Lëvizja BESA jo edhe si koalicion mes BESËS dhe RDK-së.

Portali TetovaSot tërë ditën ka pritur përgjigje nga Fadil Zendeli se pse nuk është e regjistruar si koalicion mes BESËS dhe RDK-së por nuk arriti të merr përgjigje, gjithashtu edhe nga Lëvizja BESA nuk u prononcuan  në lidhje me koalicionin pse vetëm BESA është në KSHZ e jo  “Rilindja me BESË”.

Tani simpatizuesit  RDK-së së Zendelit me 11 dhjetor  do të votojnë Lëvizjen BESA  pasi ky koalicion nuk është realizuar zyrtarisht pasi Fadil Zendeli nuk i posedon vulat e partisë së RDK-së dhe nuk njihet kryetar i RDK-së. Muaj më parë  gjykata hodhi poshtë vendimin e kryesisë së RDK-së së Zendelit ku i dha të drejtë Vesel Memedit të mbetët kryetar i RDK-së.

Në KSHZ nga partitë politike shqiptare si koalicion janë paraqitur vetëm LR-PDSH-ja, UNITETI dhe RDK-ja si “Aleancë për Shqiptarët”

Ndryshe në këto zgjedhje do të garojnë BDI-ja e vetme, PDSH-ja e vetme, Lëvizja BESA me Fadil Zendelin,  Aleanca për Shqiptarët (R-PDSH-ja, UNITETI dhe RDK-ja) dhe PPD-ja vetëm në zonën gjashtë./TetovaSot/