Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë, organizon panairin “Blej Shqip” si një nismë që synon të bëj reklamimin e prodhimit vendas nga të gjitha trevat shqiptare për të nxitur rritjen e konsumit të prodhimeve shqiptare si motori kryesor i zhvillimit ekonomik.

Panairi do të zhvillohet për tri ditë rresht në qendër të qytetit të Prishtinës, gjatë ditëve të festës së 28 nëntorit. “Për shkak të faktit që panaire të ngjashëm me këtë janë mbajtur edhe në të kaluarën për të shënuar festën tonë kombëtare, tashmë në Prishtinë ky lloj aktiviteti është kthyer në një traditë. Duke u nisur edhe nga pozicionimi i panairit në qendër të qytetit, ai vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.