Shkruan Mr Huzeir Mustafi

Të nesërmen e 27 prillit, ditë e premte së bashku me shokët shkuam për të parë me sytë tonë se si e kishte gjendjen “Heroi i 27 prillit”
Duke u ngjitur shkallëve të spitalit fillova ta humb forcën dhe se shkallët e spitalit i kalova me një vështirsi, tërë kohën duke e menduar se si do ta takoja e në çfarë gjendje do të jetë.

Hapëm derën e dhomës qendronte i shtrirë në krevat, pamja ishte e rëndë ,ashtu siç duket edhe nëpër fotografit e publikuara, i fola me gjysëm zëri pa ja zgjatur edhe dorën sepse nuk e dija se si do të reagonte
Kryetar si je?
Mire jam Huzeir po ti si je ma zgjati dorën mandej me zërin e mbrehtë që të bënte përshtypjen se është në momentin më të bukur të jetës.

Mire ne jemi ja ktheva po ti si je e qoftë e shkuar,
Po mire tha jam dhe vazhdoi duke qeshur, i kemi pritur kto gjëra, nuk jemi deputet në parlament të Shqipërisë…

Me këto pak fjalë po që tregonin shumë na e bëri shumë të qartë se ai sot kishte Rilindur dhe se kishte motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm mandej duke na motivuar neve që shkonim për ti dhënë mbështetje.

Kështu rastesh kishin ndodhur edhe me plotë shokë tjerë, të cilët kishin shkuar për ti dhënë përkrahje, ndërsa në fakt kishin dalur nga ajo dhomë të mbushur me motiv nga fjalët inkurajuese që vet Ai ua kishte thënë nga krevati i dhomës së spitalit.

Kjo ndyshe nuk quhet përpos një “Rilindje”sepse shqiptarëve të Maqedonisë ju duhej me patjetër dikush që do ti rilindë politikisht, dhe të vazhdoj ti prijë betejës politike për avansimin e statusit të shqiptarëve dhe barazinë e plotë në këtë shtet që asnjëherë nuk e patën.

Fjala e thënë në pragun e shtëpisë së tij në Livadhi u bë motoja e çdo aktivisti dhe e tillë do të ngelë çdo herë

Një gjë të jeni të sigurtë, #VazhdojmëPërpara!

27 prilli asnjëherë nuk harrohet!