qenanShkruan: Qenan Aliu

 Një intelektual nuk është vetëm një njeri i ditur,por një njeri që e përdor dijen e tij për përfitimin e të gjithë shoqërisë. Intelektuali është njeri racional që nuk ndikohet nga emocionet apo ndjenjat ,ndaj u lutemi të gjithëve intelektualëve ta kryejnë misionin fisnik pavarësisht vështirësive dhe presioneve të gjithanëshme. Miq të dashur, qeveritë janë pasqyrë e mentalitetit të një populli dhe politika është një produkt i glorifikuar i pseudo-intelektualve. Nëse politika është kontribut, energji dhe art atëherë intelektualët janë politikanët më të mirë të një vendi. Të dashurit e mi , politika juve ju mbanë larg sepse ju dini ta sulmoni atë, por nëse ju imponoheni me dijen, energjinë dhe artin tuajë atëherë kurë politika do të tentojë tju largojë, arti i politkës do të ju afrojë.