Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe. Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve europiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje.

Ndërkohë një impuls të shtuar këtij trendi i ka dhënë liberalizimi i tregut të punës në Gjermani për punëtor nga Ballkani .Vetëm nga Dollogozhda raportohet se drejt Gjermanisë kanë ikur më shumë se 25 të rinj,gjithashtu ky trend është i pranishëm edhe në vendbanimet e tjera të Strugës. P.A është 23 vjecari nga Struga i cili për disa vjet ishte i angazhuar në sektorin e hotelerisë punë të cilën e kishte konsideruar gjithmon si të përkohshme deri në momentin që do gjente njeriun e zemrës në mënyrë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në jashta Maqedonisë.Ai tregon se ka qënë i përcaktuar të largohet nga vendi sepse sic thotë ky vend nuk ofron siguri financiare por edhe konditata të tjera për krijimin dhe ndërtimin e një familje të re,ai tashmë zgjedhjen e tij e ka bërë dhe shumë shpejtë do të largohet nga Struga drejt Gjermanisë me të përzgjedhurën e tij.