Gjykatësja Olja Ristova pas ndryshimeve të fundit në Gjykatat e Maqedonisë ku disa gjykatës i ndërruan pozicionet e tyre, ka dhënë një intervistë për Nova TV, në të cilët deklaroi se në këto ndryshime më shumë kanë pësuar gjykatësit që sipas saj nuk i respektojnë urdhërat “nga lartë”.

 

Sipas Ristova, këto ndryshime janë si parandalues që disa gjykatës të mos mund të veprojnë në çështje të rëndësishme, të tilla si PSP-ja, për shkak se bëhet fjalë për gjykatës të cilët nuk janë ndikuar nga presionet.

Ajo gjithashtu tha se me ndryshimin e pozicioneve të gjykatësve bëhet presion direkt mbi punën e PSP-së.