Këngëtarja Rita Ora është emër shumë i kërkuar në tregun e muzikës, e jo vetëm.
Ajo është edhe imazh i shumë markave të njohura, ndër to edhe “Rimmel London”.Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka bërë të ditur se tashmë ka dalë në treg linja e re e buzëkuqëve të markës së cilën reklamon.

Edhe kësaj radhe, këngëtarja shfaqet shumë joshëse, derisa reklamonte kampanjën e re.Kujtojmë që “For You” titullohet projekti i fundit nga Rita Ora, të cilin e solli në bashkëpunim me Liam Payne.