Rita Ora ka mahnitur me pamjen e saj të martën në New York. Ajo u shfaq me një fustan të zi deri në gju, që nxirrte në pah format e saj trupore.  Rita ishte rrugës për të shkuar në shfaqjen “The Today Show.”

Këngëtarja shqiptare e kishte plotësuar pamjen e saj me një palë stiletto bezhë dhe me grim natyral që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, të gjithë presin premierën 50 Shades Darker,ku ajo do të jetë në rolin e Mia, motra e Christian Grey.