Pasi është fotografuar e veshur tepër ekstravagante në fillim të eventit, Rita Ora ka mahnitur sërish me stilin e saj në darkën e Ralph & Russo.

Këngëtarja dukej provokative me një fustan të gjatë të kuq që shfaqnin këmbët e saj teksa ka pozuar për fotografët në Javën e Modës në Paris.

Ndërkohë që 25 vjeçarja ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve këto ditë, është raportuar se Rita ka nisur një lidhje me reperin Yoni Laham, që njihet në skenë me emrin Bridge.

rita4