Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela i shoqëruar nga sekretari Krenar Lloga dhe arkitekti i komunës Resul Hani ka zhvilluar konferencën e paralajmëruar për media, ku ka folur për paditë dhe akuzat që i janë bërë Selës lidhur me një vendparkim dhe disa objekte të legalizuara. Sela me dokumentacionin e plotë të paraqituar para gazetarëve ka dëshmuar se ai dhe institucioni që ai drejton nuk ka bërë asnjë vepër kundër ligjit.

“Ne kemi informuar organet edhe kur interpol Tirana ka informuar autoritetet e vendit se ndaj sekretarit të Komunës pregaditet likuidim por si gjithmon autoritet jo që nuk morën masa por ngritën padi ndaj sekretarit të Komunës Mosmarrja masa ndaj kësaj seri kërcënimesh reziultoi me një jetë të humbur kur një djalë i ri vetëm pse ishte i afërm i sekretarit u vra në pritë ndërsa vëllai i tij i shpëtoi më të keqes” tha Sela.

Kryetari Sela theksoi se heshtja e institucioneve të shtetit lidhur me këto ngjarje dëshmon qartë qëllimet dhe tendencat per ta penguar punën e tij dhe ekipit të tij në interes të qytetarëve.

Ziadin Sela theksoi gjithashtu se para disa ditëve në shtëpinë e tij ka ardhur një letër me kërcënime për jetën e tij dhe sekretarit Lloga.

“Para së gjithash unë jam prind dhe më vjen keq që dje përmes mediave familja ime u informua për letrën kërcënuese, pasi vetë nuk ju kisha treguar që të mos i shqetësoj. Ne nuk kemi pasur asnjëherë si familje probleme personale me dikë, e gjithë kjo ndodh për shkak të funksionit dhe punës që kryejmë në interes të qytetarëve” tha Sela.

Që tendenca dhe qëllimet e pushtetit janë personale dhe qëllimkeqe ndaj nesh dhe punës sënë dëshmon fakti se pikërisht këto institucione i mbyllin sytë para fakteve dhe merren me akuza të pabaza.

“Të akuzosh sot Ziadin Selën që ka legalizuar një shkollë në dobi të arsimit dhe të mbrosh dhe të mos marrish në përgjëgjësi ish kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko i cili përvec se ndërtoi pa leje ka legalizuar një objekt komercialë si objek banimi duke dëmtuar buxhetin e qytetarëve të Strugës në shumë të konsiderueshme është qartë një veprim tendencioz dhe aspak për interesin e popullatës dhe respektimin e ligjit” tha mes tjerash Ziadin Sela./Drini.mk