Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ndodhet së fundmi në Berlin.
Ajo ka qenë e ftuar në festivalin “ECHO Music Awards”, ku do të performojë për publikun gjerman.
Në tapetin e kuq të këtij festivali, këngëtarja Ora ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj plot glamur.
E veshur në një fustan të gjelbër dhe me prerje, këngëtarja shqiptare vuri mjaft mirë në pah këmbët e saj atraktive.
Në disa prej fotografive që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Rita duket mjaft joshëse dhe tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.
E njëjta, është përfolur së fundmi se në qershor të këtij viti do të jetë prezente në Tiranë, për një koncert të madh për publikun shqiptar