Rita Ora ka zbuluar për herë të parë arsyen pse ka vizituar një psikolog për të marrë një terapi rreth gjumit.

Këngëtarja ka treguar se e gjithë kjo ka ndodhur pasi vjedhjes që kishte ndodhur në shtëpinë e saj në kryeqytetin britanik të Londrës.

Ngjarja kishte ndodhur para dy vjetëve, kur këngëtarja dhe motra e Ritës, Elena ishin duke fjetur dhe hajduti kishte vjedhur mbi 200 mijë funte.

Kjo ka bërë që të traumatizohet hithërësja e këngës ‘Body on me’ teksa këtë gjë e ka zbuluar për emisionin Bizzarre Life.

Rita tha se edhe sot ka problem me gjumin, ngase vetëm të dish se një person i huaj ka hyrë në shtëpinë tënde është ndjenjë e keqe.

Ndryshe, Rita ditë më parë ka publikuar këngën e re të titulluar “Your Song”.