Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zheljko Raznatoviç Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një partizan shqiptar të njohur.

Nëna e Arkanit, Slavka Josifoviç, para se të martohej me Velko Razhnatoviçin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare, shkruan gazetametro.net. Këtë detaj e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, publicisti Shkëlzen Gashi, duke cituar librin “Meto Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka bërë një dëm shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të Kosovës, sepse disa vjet pas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e Meto Bajraktarit, Slavka Josifoviç, u martua me oficerin Velko Raznatoviç, me të cilin lindi një djalë, Zheljko Raztnatoviç, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, shkruan Gashi.

Ai, tutje thotë se informata se Slavka Josifoviq ka qene gruaja e Meto Bajraktarit gjendet në librin e Milorad Vaviç “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”. Gjithashtu dihet se Arkan ka lindur në Prishtinë, dhe një kohë edhe ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, edhe gjatë kohës kur kishte themeluar grupin e tij famëkeq të quajtur “Tigrat e Arkanit”, me të cilët kryente krime në vatrat e luftërave në ish-Jugosllavi. Emrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë, përgatiti Zëri.