Rita Ora e ka nisur fuqishëm vitin 2018 duke qenë e angazhuar me projekte muzikore, filmike, promovime, koncerte, reklama, koleksione të modës dhe shumëçka tjetër.

Ndërsa për të gjitha paraqitjet, këngëtarja shqiptare duhet të rregullohet për të marrë vëmendjen e duhur.

Ndërsa një moment i tillë është kapur nga fotografi Greg Williams, i cili e ka fotografuar Ritën teksa qëndronte para pasqyrës dhe stafi i saj kujdeseshin për dukjen.

27-vjeçarja e ka publikuar këtë imazh në rrjetet sociale duke thënë se i pëlqen si është realizuar.

“Më pëlqen kjo pozë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Në fotografi, Rita ka të veshur një këmishë të bardhë, të hapur përpara, nën të cilën i shihet një pjesë e gjoksit.

Sa i përket karrierës së saj, këngëtarja e ka bërë të qartë se ky është viti i Ritës.

Ajo e ka paralajmëruar albumin e ri që do të dalë gjatë këtij muaji, turneun e ri muzikor dhe promovimin e një filmi.