Në barnatoret e Maqedonisë së Veriut prej nesër planifikohet të jetë në gjendje për shitje ilaçi Ivermektin, që vlerësohet si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.
Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) për MIA ka theksuar se ky ilaç do të jetë gati për t’u blerë në barnatore prej të martës.
“Ndoshta do të jetë në dispozicion nga nesër. Çmimi i ilaçeve përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë, por mendoj se do të kushtojë rreth 300 denarë”, tha Shabani, duke sqaruar se ilaçi tashmë gjendet në vend.