Disa persona dhe mbrëma janë rrahur në një objekt hotelierik në Tetovë, me ç’rast janë thyer xhamat e objektit. Për rastin në polici janë arrestuar katër persona.
Ministria e Punëve të Brendshme komunikoi se mbrëmë rreth orës 01:00 është denoncuar se ka prishje të rendit dhe qetësisë publike me rrahje mes disa personave në objektin hotelierik në rr. “133” në Tetovë. Efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë takuar “M.Gj. (22) nga Tetova se si me send metalik ka qenë duke i thyer xhamat e objektit. Në vend është takuar edhe F.D. (20), i cili ka tentuar të ndihmojë, por nuk ka arritur.
Që të dy janë arrestuar në stacionin e policisë. Për shkak të ekzistimit të dyshimit për involvim në prishjen e rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar dhe mbajtur dhe E.Z. (33) nga Tetova dhe A.R. (32) nga Ohri.