Tensionet që u ngritën në mes të deputetëve të Partisë për Drejtësisë dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Demokratike pro-kurde u përshkallëzuan në rrahje.
 
Ngjarja ndodhi gjatë debatit për formimin e komisionit i cili duhet të hetojë shkeljet e mundshme të organeve të rendit.

Jashtë terroristët! Brohoriti një deputet i AKP-së në adresë të kolegut të tij nga partia pro-kurde.
Fjalët e tij u provokuan nga deklarata e deputetit të Partisë Demokratike pro-kurde i cili para deputetëve tha se “shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga autoritetet e rendit”
Gjatë grindjes deputetët e dy partive herë pas here shkëmbyen edhe grushta, njofton NTV.