hashim1454426257

Tanimë në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deklarohet publikisht për aksionin e EULEX-it. Thaçi del në mbështetje të drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa duket jo shumë i shqetësuar që daja i tij, Azem Syla, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka abuzuar me 30 milion euro.

Postimi i plotë i Thaçit në llogarinë zyrtare e tij zyrtare në Facebook:

“E përshëndes dhe mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit”.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë europiane”.

“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”.

Pas këtij reagimi të nipit, Hashim Thaçi pritet të shihet se si do të jetë reagimi i dajës në Gjykatë! A ka se çka të dëshmojë Syla në Gjykatë për nipin e tij?