Vendet e Ballkanit po vazhdojnë që të kenë probleme parlamentet përkatëse. Pas Kosovës, parlamenti i së cilës për shumë muaj është mbushur me gaz lotsjellës nga partitë opozitare e hedhjen e vezëve në Parlamentin e Shqipërisë, edhe Mali i Zi nuk është gjendur në pozicion të lakmueshëm.

Në seancën e sotme, kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq eci drejt foltores dhe kur u drejtua tek deputetët me fjalën e tij, deputetët e “Frontit Demokratik” filluan pengimin e fjalimit.

Ata janë çuar në këmbë dhe njëzëri kanë brohoritur “Milo lopove”(Millo hajduti), përderisa Gjukanoviq qeshte u tha “Ju lumtë budallenjë” dhe e mbante ritmin e brohoritjeve me lëvizje të kokës.

Më tej ka eskaluar situata kur dy deputetë të “Frontit Demokratik”, Branko Raduloviq dhe Janko Vuçiniq kanë dashur ta sulmojnë fizikisht Gjukanoviqin, i cili nuk u zbraps dhe kryetari i parlamentit ka ndërprerë seancën.