Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur lajm shumë të mirë për sportistët dhe qytetarët e Kosovës, pranimin në FIFA.

“Pranimi i Kosovës në FIFA është shans për ekipet tona, që shteti duhet ta shfrytëzojë për ta avancuar sportin tonë. Lëvizja Vetëvendosje uron sportistët dhe qytetarët e Republikës”, shkruan LVV. “Në të njëjtën kohë ne besojmë në një kombëtare, dhe gjithmonë do ta mbështesim atë pa rezervë. Shqiptarët kanë nevojë t’i unifikojnë ligat e futbollit në mënyrë që edhe cilësia e sportit tonë të rritet dhe krahas integrimit nëpër organizatat ndërkombëtare, ta rrisim integrimin kombëtar”.