Rreth 17 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi, që nga data 1 qershor, kur edhe filluan të hapen pjesërisht kufijtë tokësorë të vendit, raporton Zeri.info.

Vetëm nga pikëkalimi kufitar në Vërmicë, kanë kaluar për në Shqipëri 13,823 kosovarë, ndërsa kanë hyrë 10,950 të tjerë.

Numri total i kosovarëve që kanë kaluar pikëkalimet kufitare për në Shqipëri, që nga 1 qershori deri më 7 qershor, është 15,573, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për “Zërin”.

Një numër dukshëm më i vogël vërehet në pikëkalimin kufitar të Kullës në Pejë, kufiri me Malin e Zi, nga ku kanë kaluar 1241 qytetarë ndërsa kanë hyrë 1187.

Sipas statistikave të Policisë, nga katër pikëkalimet me Shqipërinë dhe Malin e Zi, nga kjo periudhë kanë hyrë gjithsejtë 13,243 qytetarë, ndërsa kanë dalë 16,740 të tillë. /Zëri