Qenan ALIU

Miq të dashur,

Ka të ngjarë që Vmro-Dpme të dorëzojë listat për deputet në KSHZ. Por nëse shkojnë me këtë variantë, ata duan të stërzgjatin krizën për të ardhur gjoja në ndonjë moment bile dikush nga të inkriminuarit të shpëtojnë lëkurën e tyre.

Është një moment interesant që poashtu mund të dekonspirojë prapavijat tani për tani të pa prejudikuara. Nëse eventualisht ( si duket po) Vmro-Dpmne me ndonjë parti satelite aplikojnë me lista, do të shofim se në votimin për vërtetimin e listave si do të votojnë përfaqësuesit e BDI-së dhe PDH-së, Bedredin Ibrahimi dhe Subhi Jakupi.

Këta sipas kodit janë përfaqësues të partive politike në KSHZ, dhe rrjedhimisht përveç profesionalizmit ata ndjekin edhe qëndrimet politike të partive që përfaqësojnë.

Miq të dashur, PA KËTO DY VOTA nuk ka shumicë në KSHZ për të VËRTETUAR LISTAT eventuale, dhe si rrjedhojë, zgjedhje nuk do të organizoheshin fare.. Mbështetja eventuale e këtyre dy votave do të dekonspironte miqësinë dhe besnikërinë e Bdi dhe Pdsh ndaj Vmro-Dpmne-së deri në minutat e fundit të rregjimit të tyre, edhe përkundër mos aplikimit të tyre në këtë garë.

Të shofim mos vallë edhe këta dy përfaqësues do të aminizojnë me votim pro, listat eventuale që mund të dorëzohen deri ora 24:oo.

Banda politike do të provojë çdo mundësi gjoja për respektim të ligjeve dhe kushtetutës ,ndërsa në fakt gjithçka bëjnë për të shpëtuar lëkurën e tyre.

©fol.mk