Pneumonia është një infeksion në njërën ose të dyja mushkëritë. Shumë mikroorganizma, si bakteret, viruset dhe kërpudhat – mund të shkaktojnë pneumoni.Infeksioni shkakton ndezjen e ‘qeskave të ajrit’ që quhen alveole. Këto ‘qeska’ mund të mbushen me lëngje ose qelb, duke shkaktuar simptoma, si kollitje me këlbazë, ethe, dridhje dhe probleme .

SIMPTOMAT

Temperaturë të lartë

Ethe

Dridhje

Kollitje me këlbazë (që nuk përmirësohet, por keqësohet)Probleme me frymëmarrje gjatë aktiviteteve normale ditore.

Dhimbje në gjoks kur merrni frymë ose kolliteni.Ndjeheni më keq pasi jeni ftohur ose keni pasur grip.Edhe nauzea (mundim në lukth), vjellja dhe barkqitja mund të jenë të pranishme te njerëzit e sëmurë nga pneumonia.

Qëllimi i trajtimit nënkupton mjekimin e infeksionit dhe parandalimin e komplikimeve. Trajtimi i përgjithshëm ka të bëjë me marrjen e barnave të përshkruara nga mjeku dhe respektimin e rekomandimeve të tij.

Pneumonia bakterore trajtohet me antibiotikë, ndërsa këto barna nuk kanë efekt te pneumonia virusale. Në rastet më të rënda, mjekimi ndodh në spital për shkak të rrezikut nga komplikimet që mund të rrezikojnë jetën.

Parandalimi

Për parandalimin e pneumonisë janë zhvilluar vaksina për preventivën e pneumonisë nga pneumokoku dhe asaj që vjen si pasojë e gripit.Në krahasim me njerëzit që nuk vaksinohen, të vaksinuarit në rast infeksioni kanë simptoma më të lehta, zgjasin më shkurtë dhe ka më pak komplikime.