Dy kalimtarë të rastit në qytetin e Durrësit janë plagosur rëndë, pasi i ka zënë poshtë një palmë që ka rënë mbi trotuar.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë, pasi palma ka rënë mbi trotuar duke zënë poshtë të dy qytetarët.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin pranë sheshit “Azem Hajdari”.

Shikojeni videon e plotë.