Çmimet e ushqimeve botërore në janar arritën një maksimum gati dyvjeçar, të ndihmuar nga rritja e çmimit të sheqerit dhe çmimet e eksportit të drithërave dhe vajrave bimore.
 
Kështu tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Indeksi i çmimeve që llogarit FAO, i cili mat ndryshimet mujore të çmimeve për shportat e produkteve (drithëra, vajra, qumësht, mish dhe sheqer), u rrit në janar në 173.8 pikë nga 170.2 pikë në dhjetor.