Rrjedhje nga hundët, kollë, dhimbje fyti, probleme me frymëmarrjen, temperaturë, dhimbje koke, diarre: Nëse po përballeni me këto simptoma në mes të dimrit, me siguri mund të mendoni se është grip dhe duhet të zini menjëherë krevatin. Por, mendohuni sërish. Një tjetër familje e viruseve, të njohura si adenoviruse, shpesh imitojnë sëmundjet e zakonshme sezonale. Edhe pse janë të njëjta, ka ndryshime të mëdha midis tyre. Adenoviruset, ndryshe nga gripi, nuk janë sezonale dhe mund të shkaktojnë sëmundje përgjatë gjithë vitit. Shumicën e kohës adenoviruset shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin, si kollë, hundë të kuqe dhe plogështi”, thotë dr. William Schaffner, mjek specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt. “Ata mund të shkaktojnë gjithashtu konjuktivë dhe diarre kryesisht te fëmijët. Shenja të tjera të sëmundjes janë edhe inflamacioni në stomak dhe zorrë (gastroenterite), infeksione të fshikëzës së urinës dhe bronkit. Në rastin më të keq, adenovirusi mund të shkaktojë simptoma neurologjike, si encefalit dhe meningjit.