Autobusi që ka qenë duke qarkulluar nga Manastiri për në Kërçovë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një traktor.

Sipas informacioneve të para, autobusi ka transportuar udhëtarë nga fabrika e cila është gjendur në afërsi të Manastirit.

Janë lënduar udhëtarë dhe po dërgohen në Spitalin e Manastirit, kurse kontroll në vendngjarje po kryhen policia.

Për momentin, komunikacioni në rrugën Kërçovë-Manastiri zhvillohet në një korsi.