Gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm është kushti kryesor për sundimin e të drejtës, andaj rruga për në Bruksel, patjetër të kalojë përmes Strasburgut.

Kështu vlerëson ekspertja dhe ish-gjykatësja në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg Mirjana Llazarova-Trajkovska.

Në konventën nacioanle për Bashkimin Evropian në Maqedoni, ekspertja Llazarova-Trajkovska tha se nuk ka sundim të të drejtës nëse paraprakisht nuk sigurohet gjyqësor i pavarur dhe i liruar nga të gjitha kthetrat e politikës dhe presionet, pavarësisht prej nga ata vijnë.

“Unë them, rruga deri në Bruksel gjithmon të çon prej nga Strazburgu, rruga deri në Bruksel patjetër të kalojë përmes Strasburgut. Pjesa më e madhe e standardeve dhe parimeve të cilat do të jenë të rëndësishme për kapitullin 23, janë të konstatuara pikërisht përmes punës së Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, megjithatë edhe përmes punës së një sërë trupave të ekspertëve që i ka Këshilli i Evropës, ndërsa kjo nuk është e rastësishme, për shkak se Këshilli i Evropës është e fokusuar në sundimin e të drejtës”, tha Mirjana Llazarova Trajkovska, ish-gjykatëse në Strazburg.

Aleksandar Duleba, kryetar i asociacionit për politika të jashtme të Sllovakisë, thotë se Integrimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të kuptohet si cak, por si mjet për modernizimin e shtetit.

“Bashkimin evropian duhet ta kuptoni si mjet, nëse e kuptoni si cak atëherë thjesht e ndryshon logjikën e politikës, e ndryshon logjikën e sjelljes së Qeverisë, por nëse e kuptoni si mjet për ta ndihmuar veten, për ta ndihmuar shtetin tuaj atëherë do të punoni në mënyrë tjetër. Dhe BE duhet të jetë një marrëveshje nacionale, nuk mund të menaxhohet vetëm prej Qeverisë. Mund të keni Qeveri të shkëlqyer e cila do ta hecë procesin, por procesi duhet të jetë i hapur të participojnë të gjithë”, tha Aleksandar Duleba, kryetar i asociacionit për politika të jashtme në Sllovaki.

Kryetri i Kuvendit, Talat Xhaferri, duke folur për konventën nacionale për bashkimin evropian, tha se ajo paraqet mjet efikas në arritjen e konsensusit nacional.

“Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë paraqet forum të hapur për arritjen e konsensusit më të gjerë shoqëror për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Është model i mobilizimit të publikut profesional për zmadhimin e kapaciteteve integruese të shoqërisë nëpërmjet dialogut për tema vitale në frymën e legjislacionit evropian dhe praktikave evropiane”, tha Talat Xhaferri, kryetar i Kuvendit.

Konventa nacionale për BE në Republikën e Maqedonisë, e cila zyrtarisht filloi me punë në seancën plenare në 9 nëntor të vitit të kaluar, është e bazuar në modelin e Sllovakisë dhe është projekt dy vjeçar, i financuar nga USAID, SllovakAid dhe asociacioni sllovak për politikë të jashtme.