Hulumtimi i ri i prezantuar këtë javë në Shoqatën për Hulumtime në konferencën për të parët dhe oftamologji në Orlando, sugjeron se konsumimi i rregullt i rrushit mund të luajë një rol në shëndetin e syrit duke e mbrojtur retinën nga përkeqësimi. Dieta e pasur me rrush rezultoi në një efekt mbrojtës për strukturën dhe funksionin e retinës.

Retina është pjesë e syrit e cila përmban qeliza të cilat reagojnë ndaj dritës, të njohura si fotoreceptorë. Ekzistojnë dy lloje të fotoreceptorëve: shufra dhe kone. Sëmundjet degjenerative të retinës prekin mbi 5 milionë njerëz në SHBA, dhe mund të shkaktojnë verbim për shkak të vdekjes së qelizave fotoreceptore.

Studimi, i kryer nga një ekip hulumtues në Universitetin e Miamit dhe Bascom Palmer Eye Institute, hulumtoi nëse një dietë e plotësuar me rrush mund t’i mbrojë fotoreceptorët në minjtë me degjenerim retinal. Minjtë ishin ushqyer ose me dietë të plotësuar me rrush – e cila korrespondonte me 3 racione të rrushit në ditë për njerëzit, ose me një nga dy dietat e kontrollit.

Rezultatet treguan se funksioni retinal ishte mbrojtur dukshëm tek minjtë që kishin konsumuar dietë të plotësuar me rrush. Grupi që kishte konsumuar rrush kishte reagime trefish më të mëdha të fotoreceptorëve shufër dhe konik në krahasim me ata që ishin në dietë të kontrollit. Minjtë gjithashtu shfaqën retina më të trasha. Konsumimi i rrushit gjithashtu e kishte mbrojtur edhe funksionin e retinës në një model të stresit oksidativ të degjenerimit makular.

Analizat e mëtejshme zbuluan se dieta me rrush kishte rezultuar në nivele më të ulëta të proteinave inflamatore dhe sasi më të larta të proteinave mbrojtëse në retina.

“Dieta me rrush ofroi mbrojtje të konsiderueshme të funksionit të retinës gjë që është shumë emocionuese,” tha dr. Abigail Hackam, hulumtuese kryesore e studimit. “Dhe si duket rrushi mund të veprojë në mënyra të shumta për ta promovuar shëndetin e syve nga sinjalizimi i ndryshimeve në nivel qelizor deri tek luftimi i drejtpërdrejt i stresit oksidativ.”